Politike

Seminari/ Dosjet e ish-sigurimit, Alibeaj: Hapja e plotë është më e rëndësishme. Baron: Të mësojmë nga e shkuara

Përfaqësuesi i asamblesë parlamentare i Këshillit të Europës, Louisse Baron, i cili u shpreh se duhet mësuar nga e shkuara dhe nga eksperiencat e mëparshme.

31 Mars 2023, 13:53 Nga A.B
Seminari/ Dosjet e ish-sigurimit, Alibeaj: Hapja e plotë është
Mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua një seminar mbi aksesin në dokumentat historikë. Gjatë mbledhjes, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, bënë të ditur përjashtimin sërisht të draftit mbi lustracionit të paraqitur prej mbështetësve të Berishës.

I ftuar në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i asamblesë parlamentare i Këshillit të Europës, Louisse Baron, i cili u shpreh se duhet mësuar nga e shkuara dhe nga eksperiencat e mëparshme.

QËNDRIMET:

Ermonela Felaj: “Përgjatë 3 dekadave të tranzicionit të Shqipërisë nga regjimi totalitar në një shtet demokratik dhe të së drejtës dhe nevoja për transparencë, por edhe për objektivitet në raport me të shkuarën, sigurisht që janë rritur, nuk janë më ato të njëjtat, sepse edhe ndërgjegjësimi ynë nuk është më i njëjtë”.

Enkelejd Alibeaj: “Besoj se hapja joselektive, hapja e plotë, hapja në shërbim të njohjes së të vërtetës është më e rëndësishme se sa lëndimi që mund të ndodhë. Kjo është e vonuar, por duhet bërë. Është një standard moral që shoqëria shqiptare do të duhet ta kalojë që tranzicioni 32 apo 33-vjeçar të marrë fund. Ndryshe do të jetë një çështje që do të vazhdojë dhe hanxhari i shantazhit në sfera politike do të vazhdojë”.

Louisse Barton nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës: “Të mësojmë ndoshta nga ngjarjet e së shkuarës dhe të kemi eksperienca të përbashkëta të shtetit demokratik, të të drejtave të njeriut”.

Gentiana Sula: “Qasja në arkivat sekrete të 47 viteve, pothuajse gjysma e ekzistencës së shtetit të pavarur shqiptar që u nis 7 vite më parë ka qenë shumë sfiduese. Mbledhja, administrimi ka qenë transparent, krijimi i arkivës në vetvete, garantimi i aksesit kanë qenë një sfidë e jashtëzakonshme”.

louisse baron taulant balla

Sondazh

Poll