Politike

"Balla ka bërë orgji"/ Hysenbelliu Group kërkon publikimin e provave nga Berisha: Socialisti ka qenë, por për aktivitete e takime me të strehuarit pas tërmetit

Megjithatë, nuk e mohojnë praninë e Ballës në resort dhe shtojnë se ka ndodhur gjatë kohës që në hotel u strehuan të prekurit nga tërmeti.

31 Mars 2023, 13:59 Nga F.M
"Balla ka bërë orgji"/ Hysenbelliu Group kërkon
Hysenbelliu dhe Sali Berisha

TIRANË- Hysenbelliu Group ka kërkuar që kryedemokrati Sali Berisha të publikojë provat që sipas vërtetojnë se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste,m Taulant Balla ka kryer orgji në ato ambiente. Në një reagim zyrtar, HB shton se këto prova nuk ekzistojnë dhe ata janë të bindur për këtë gjë pasi në ambientet e resortit të tyre gjithçka zhvillohet në bazë të parimeve. Megjithatë, nuk e mohojnë praninë e Ballës në resort dhe shtojnë se ka ndodhur gjatë kohës që në hotel u strehuan të prekurit nga tërmeti. 

Reagimi: 

Në konferencën e tij të shtypit, sot z. Sali Berisha ndër të tjera deklaroi se “Në qoftë se shkon dhe vë tritol ndaj pronave të një pronari të mediave në mënyrën më demonstrative, pasi ke ngrënë, ke pirë, ke bërë orgjira aty…”. Duke respektuar qëndrimet politike të Berishës në emër të opozitës shqiptare dhe denoncimet e vazhdueshme që ai ka bërë kundër aktit të paligjshëm të qeverisë mbi “Prestige resort”, duhet të sqarojmë për opinionin publik se hoteli Prestige ka funksionuar mbi bazën e parimeve më cilësore të hotelerisë dhe turizmit, me kontrata të rregullta me agjencitë më të rëndësishme turistike perëndimore. Deklarojmë me përgjegjësi se gjatë funksionimit të tij, në hotel nuk është kryer kurrë asnjë veprimtari e jashtëligjshme, sikundër deklaroi zoti Berisha. Hoteli ka pasur standardet më të larta të sigurisë dhe është përzgjedhur për veprimtari të ndryshme nga mjaft institucione ndërkombëtare. E ftojmë z. Berisha dhe këdo tjetër të publikojë provat e pretenduara, ndërkohë që ne jemi të bindur se prova të tilla nuk ekzistojnë. Në lidhje me deklaratën se “Taulant Balla ka kaluar dy muaj dhe nuk ka paguar asnjë qindarkë në suitën presidenciale të resortit” deklarojmë se z. Balla ka qenë në resort, në disa aktivitete të organizuara nga grupi parlamentar i PS dhe si vizitor i personave të strehuar pas tërmetit të vitit 2019. Lidhur me deklaratën tjetër të Berishës se “pas 2 godinave të tjera të Prestige që u konfiskuan qëndron korrupsioni”, i kërkojmë atij të bëjë publike faktet dhe autorët e këtij korrupsioni, pasi siç e kemi theksuar resorti ishte me leje të rregullt nga qeveria shqiptare.

Sot, kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një konferencë me gazetarët, Berisha komentoi shembjen e Prestige Resort dhe tha se në këtë kompleks turistik Balla ka bërë orgjira. Ai shtoi se socialisti ka qëndruar dy muaj në suitën presidenciale të këtij resorti dhe nuk ka paguar asgjë. 

sali berisha hysenbelliu group

Sondazh

Poll