Politike

VIDEO/ Zëvëndësi i partisë së Nard Ndokës 'tradhton' 'Bashkë Fitojmë', nis fushatën për PS: Nuk mbajtën fjalën

Jazaj thotë se ka komunikuar edhe me Nard Ndokën, të cilit i ka shprehur zhgënjimin pasi "Bashkë Fitojmë" nuk i dha PDK dy vende në listën për këshilltarë, por vetëm 1. 

31 Mars 2023, 12:43 Nga f.g
VIDEO/ Zëvëndësi i partisë së Nard Ndokës
Baki Jazaj, kreu i PDK Vlore

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokristiane në Vlorë dhe nënkryetar i kësaj partie në rang vendi, Baki Jazaj ka dalë hapur në mbështetje të Partisë Socialiste dhe dy kandidatëve, Ermal Dredha dhe Nertil Bello. Në një video për "Dosja.al", Jazaj thotë se ka komunikuar edhe me Nard Ndokën, të cilit i ka shprehur zhgënjimin pasi "Bashkë Fitojmë" nuk i dha PDK dy vende në listën për këshilltarë, por vetëm 1. 

"Unë jam Baki Jazaj, kryetar i PDK Vlorë dhe nënkryetar i përgjithshëm, arsyet pse dal në deklaratë lidhen me zgjedhjet e 14 majit. Kishim një marrëveshje parimore me bashkë fitojmë, na u premtua se do të kishim 2  këshilltarë. Për kontributin dhe votat. Na u mbajt hermetike deri në datë 27, kur doli se kishim vetëm 1 këshilltar, kam komunikuar me mikun tim, Nard Ndokën. Në kushtet që jemi, deklaroj për miqtë dhe shokët, kërkoj mbështetje për Ermal Dredhën dhe Nertil Bellon. Kërkoj mbështetje në Këshill, do të jem zëri i tyre. Do të votoj çdo projekt. Do të jem këshilltar i pavarur. Ju jam mirënjohës. Do të takohemi përditë."-thotë Jazaj.

Jazaj është këshilltar prej disa mandatesh i PDK ndërsa sipas tij edhe pse del kundër kandidatëve të djathtë, ai nuk heq dorë nga kandidimi i për këshillin e bashkisë, ku gjendet në pozicionin e 11 në listë. /Dosja.al

baki jazaj nard ndoka bashke fitojme zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll