Politike

Ligji për lustracionin, Berisha: Basha dorëzoi një tjetër si vegël e Ballës, gjueti shtrigash, kombinim i neveritshëm

Sipas Berishës, Basha e bëri atë gjë me urdhër të kreut të grupit të socialistëve, Taulant Balla. 

31 Mars 2023, 12:34 Nga F.M
Ligji për lustracionin, Berisha: Basha dorëzoi një tjetër si
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për ligjin oër lustracionin. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se ai ka depozituar një ligj, por paralelisht të njëjtën gjë ka bërë dhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas Berishës, Basha e bëri atë gjë me urdhër të kreut të grupit të socialistëve, Taulant Balla. 

"Amendamenti nga Alibasha u shndërruar në Taulant BegoYaris dhe u paraqit nga Linda e Parlamentit që tha se pasqyron apo mishëron edhe amendamentin e Alibashës. Alibasha ishte aty dhe hëngri turpin me bukq. E pohoi, po tha. Pasi ne dorëzuam ligjin e ilustracionit, si vegël e Ballës dhe Ramës dorëzoi dhe ai një ligj lustracioni. Sikundër me amendamentin e Ballës që i dha autoritet Edi Ramës, të vlerësojë se cili duhej vlerësuar dhe cili jo. Ligji Balla-Alibasha nuk ka asnjë synim tjetër vetëm të zhurmojë ligjin tonë që është me baza kushtetuese që ka të gjithë praktikën ndërkombëtare, që nuk bazohet në asnjë marrëveshje gjahu shtrigash. Ky është thjesht një kombinim i neveritshëm i të gjithëve. Ky këtu sepse dhe ai tjetri që shkonte me automatik e rrëmben njerëz, quhet gjithashtu Taulant,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll