Politike

"Basha vazhdon nga mëngjesi në darkë", Berisha: Shtylla e zgjedhjeve të barabarta po sharrohet, por ne do të fitojmë! Kemi kandidatë të shkëlqyer

Ndërsa kandidatët e dalë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, i konsideroi pengje të kryeministrit Edi Rama. 

31 Mars 2023, 12:24 Nga f.g
"Basha vazhdon nga mëngjesi në darkë", Berisha: Shtylla
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ftoi të gjithë demokratët që të votojnë Partinë Demokratike më 14 maj për të firmosur ndryshimin. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se PD-ja ka kandidatë të shkëlqyer. Ndërsa kandidatët e dalë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, i konsideroi pengje të kryeministrit Edi Rama. 

Pjesë nga konferenca e Berishës: 

Sali Berisha: Ka disa ndryshime. Ka një sërë dosjes që ai i bllokon. Dha dorëheqjen u rikthye,  mund të duan shumë të rikthehen por nuk kthehen dot. Rikthimi ishte një thirrje që ai iu përgjigj. Ai e ndjeu që ka një thirrje për të. Provoi që kishte të drejtë. Ka një mbështetje të madhe. Nuk ka shqiptar që vë më në dyshim karakterin e vërtetë të opozitës. Nuk vihet në dyshim kjo. 

Pyetje: Nëse ne 15 maj, opozita do të marrë përgjigje jo të mirë, do të vazhdoni me tezën e vjedhjes së votave?

Sali Berisha: Pyetje e drejtë, shumë e drejtë. Do ti përmbahemi të vërtetës. Nëse konstatoni se shteti ka 3 muaj që është investuar, kjo sharron shtyllën e zgjedhjeve të barabarta. Nëse një lojtar shpërndan në fushë qindra mijëra lekë dhe euro për qëllime elektorale. Një tjetër është në fushë duke mos patur qindarkë nga buxheti i shteti. Nga ky moment, zgjedhjet janë të dënuara, jo nga opozita por nga Edi Rama. Do të ishte tradhti kombëtare nëse opozita nuk e bën përgjegjës Edi Ramën për këtë. Opozita nuk mund ti bojkotojë zgjedhjet por të garantojë se opozita do të përshtasë qëndrimin e saj me një zotim dhe betim që qytetarët të votojnë të lirë. Edi Rama po bën gjithçka që qytetarët të mos votojnë dot të lirë. Aktivisti është një terrorizëm dixhital, dhunim i parimeve të rrjeteve sociale. Opozita po bën gjithçka për një proces zgjedhor që meritojnë shqiptarët. Beteja vazhdon. Do të vazhdojë edhe pas 15 majit. Nuk i fsheh ai ça s'bën por ne do merremi me qytetarin. Po do të merremi dhe me të. Nuk është proces i menjëhershëm. Por do të fitojmë. I keni parë kandidatët, janë të shkëlqyer. Kemi dhe patericat e Edi Ramës, por qytetarët i dallojnë ato. Janë pengje, i nxjerr nga xhepi Enkelejdi dhe Basha. Mos kujtoni se Basha nuk është në aktivitet. është në punë, nga mëngjesi në darkë./Dosja.al

sali berisha berisha 31 mars 2023

Sondazh

Poll