Ekonomi

Ekonomia në vend, Ibrahimaj: Bujqësia e fundit, ndërtimi në krye, u rrit me 10.7%

Inflacioni, sipas Ibrahimajt në vendin tonë ka qenë më i ulëti në Evropë dhe në rajon.

31 Mars 2023, 11:04 Nga F.M
Ekonomia në vend, Ibrahimaj: Bujqësia e fundit, ndërtimi në
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka bërë një bilanc të ekonomisë në vend për vitin 2022. Ajo renditi sektorët dhe tha se ai i ndërtimit ka pësuar më shumë rritje, por bujqësia ka mbetur e fundit. Inflacioni, sipas Ibrahimajt në vendin tonë ka qenë më i ulëti në Evropë dhe në rajon. Ajo shtoi se në gjashtë muajt e fundit të vitit 2022 ka rënë dhe ritmi i papunësisë. 

Pjesë nga fjala e Ibrahimajt: 

Rritja e konomike siç u paraqit dje ishte në nivelin 4.84% në vitin 2022. Ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët. Në krye qëndron sektori i ndërtimit me 10.7 %, sektori i tregtisë me 9.9%, sektori i bujqësisë me 0.06% dhe industria me 0.45%. Kjo rritja ka tejakaluar parashikimet që Ministria e Finacave dhe e Ekonomisë por që është institucionet ndërkombëtare kishin parashikuar.  Ecuria e inflacionit ka qenë 6.7% ndjeshëm më i ulët qoftë për vendet e rajonit qoftë në BE. Inflacioni vjetor ka ardhur në ngadalësim që nga tetori. Në krahasim me vendet e rajonit gjatë gjithë vitit 2022 kemi pasur inflacionin më të ulët. Kjo ka ardhur duke mos rritur çmimin e energjisë elektrike.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll