Politike

Ngjarjet e përgjakshme dhe sulmi te Top Channel, Balla: Çuçi e bën çdo ditë shumë mirë detyrën

Balla tha se shteti është duke e bërë shumë mirë detyrën.

31 Mars 2023, 10:58 Nga f.g
Ngjarjet e përgjakshme dhe sulmi te Top Channel, Balla: Çuçi
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS

TIRANE- Rendi dhe siguria publike nuk janë të cënuara. Ky ishte deklarimi i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Balla u pyet nga gazetarët te Kryesia e Kuvendit për sulmin tek Top Channel, ngjarjet e fundit që kanë ndodhur dhe punën nga ana e institucioneve të rendit dhe tha se shteti është duke e bërë shumë mirë detyrën.

“E kam dënuar sulmin kundër TCH. Kam besim se një hetim, duke përdorur të gjitha metodat dhe instrumentet të na çojë në identifikimin e tyre. E bën detyrën shumë mirë çdo ditë Çuçi.”- tha Balla.

Deklarata e Ballës vjen në një kohë kur bilanci i ngjarjeve kriminale për muajin mars ka qenë tragjik. 8 vrasje dhe 8 të plagosur në ngjarje kriminale kanë ndodhur në 30 ditë ndërsa një sulm me armë në një nga televizionet më të mëdha të vendit, Top Channel, i mori jetën rojes së sigurisë Pal Kola. Opozita dhe shumë zëra të shoqërisë publike kanë akuzuar qeverinë se nuk ka luftuar krimin duke bërë që ngjarje të tilla tashmë të ndodhin kudo./Dosja.al

taulant balla sulmi me arme te topi bledi çuçi

Sondazh

Poll