Politike

Kuvendi merr "pushimet" për zgjedhjet lokale, Balla: Ngadalësojmë punën, deputetët do të shpërndahen në zonat elektorale

Balla la të kuptohej se votimi do të bëhet pas 14 majit.

31 Mars 2023, 10:47 Nga f.g
Kuvendi merr "pushimet" për zgjedhjet lokale, Balla:
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste njoftoi se Kuvendi do të jetë më pak aktiv përgjatë muajit prill për shkak të angazhimeve elektorale të deputetëve. I pyetur nga gazetarët se kur do të zgjidhet Avokati i Popullit, para apo pas zgjedhjeve, ai la të kuptohej se votimi do të bëhet pas 14 majit.

Pyetje: Kur do e zgjidhni Avokatin e Popullit, para apo pas zgjedhjeve?

Taulant Balla: Dje në Kuvend, nënkryetarja bëri një njoftim për procedurën zgjedhore. Ajo iu referua traditës parlamentare sesi funksionon Kuvendi gjatë procesit zgjedhor vendor. Në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme, Kuvendi mbyll punimet. Dje në Konferencë të kryetarëve e ngritëm si shqetësim, që Kuvendi të harmonizohet në axhendë me angazhimin elektoral. Deputetët do të jenë pranë qytetarëve në zonat e tyre, do të kemi seancë, jo çdo javë por ngadalësim të punës që të gjitha ditët të kompesohen pas datës 14 maj. /Dosja.al

taulant balla zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll