Politike

PS nuk lëshon 'pe' për Avokatin e Popullit, Balla: Jemi pjesë e zgjedhjes, turpi ynë që nuk kemi një emër jashtë politikës

Balla tha se PS do të jetë pjesë aktive e përzgjedhjes, ndërsa la të kuptohet se zgjedhja do të bëhet pas zgjedhjeve vendore të 14 majit

31 Mars 2023, 10:48 Nga f.g
PS nuk lëshon 'pe' për Avokatin e Popullit, Balla: Jemi
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Partia Socialiste nuk do të jetë besnike e "traditës" për t'ja lënë opozitës emrin që do të zgjidhet në krye të Avokatit të Popullit. Balla tha se PS do të jetë pjesë aktive e përzgjedhjes, ndërsa la të kuptohet se zgjedhja do të bëhet pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, pasi Kuvendi do të jetë më i tërhequr në veprimtari gjatë fushatës për shkak të angazhimeve elektorale të deputetëve. 

Pyetje: Avokati i Popullit, a do ti zgjidhni ju kandidatët apo do ia lini opozitës?

Taulant Balla: Ka një, disa rregulla që askush nuk del dot mbi to, ligji dhe procedura parlamentare është e qartë. Jemi në një fazë ku 15 kandidatura kanë hyrë në proces. Do të zgjedhim një prej tyre ose nëse nuk ka konsensus do të hapet një proces i ri. Në këtë moment nuk zgjedh dot një emër jashtë këtyre të 15-ëve. Kuvendi emëron dhe shumica nuk do të marrë rolin e mbështetësit të pakushtëzuar të emrit që do të sjellë opozita, do të jemi pjesë e zgjedhjes. është turp për klasën politike dhe Kuvendit që nuk e kemi zgjedhur dot ende një Avokat Populli, jashtë politike dhe avokatë të çështjeve të caktuara.

Pyetje: Kur do e zgjidhni Avokatin e Popullit, para apo pas zgjedhjeve?

Taulant Balla: Dje në Kuvend, nënkryetarja bëri një njoftim për procedurën zgjedhore. Ajo iu referua traditës parlamentare sesi funksionon Kuvendi gjatë procesit zgjedhor vendor. Në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme, Kuvendi mbyll punimet. Dje në Konferencë të kryetarëve e ngritëm si shqetësim, që Kuvendi të harmonizohet në axhendë me angazhimin elektoral. Deputetët do të jenë pranë qytetarëve në zonat e tyre, do të kemi seancë, jo çdo javë por ngadalësim të punës që të gjitha ditët të kompesohen pas datës 14 maj. /Dosja.al

taulant balla avokati i popullit

Sondazh

Poll