Politike

Ilir Meta fillon numërimin mbrapsht: Edhe 6 javë na ndajnë nga dita e fitores

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka falenderuar të gjithë kandidatët po punojnë me përkushtim për tu kthyer bashkinë qytetarëve. 

31 Mars 2023, 10:40 Nga I.A
Ilir Meta fillon numërimin mbrapsht: Edhe 6 javë na ndajnë nga
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka theksuar se vetëm 6 javë na ndajnë nga dita e fitores historike në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka falenderuar të gjithë kandidatët po punojnë me përkushtim për tu kthyer bashkinë qytetarëve. 

Postimi i Metës:

Edhe 6 javë na ndajnë nga dita e Fitores historike kundër monizmit dhe pakicës uzurpatore mjaftiste në Kryeqytet. Falenderimet më të përzemërta për kandidatët dhe kandidatet tanë të mrekullueshëm për Këshillin e Bashkisë të Tiranës që po punojnë me përkushtim çdo minutë për t'ua kthyer Bashkinë qytetarëve.

ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll