Politike

Dënimi i kryebashkiakut të Kuçovës, Balla e mbron: Të gjithë shqiptarët në emigracion kanë patur raste të tilla

Balla e ka marrë në mbrojtje kryetarin e Bashkisë Kuçove

31 Mars 2023, 10:33 Nga f.g
Dënimi i kryebashkiakut të Kuçovës, Balla e mbron: Të
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS

TIRANE- Partia Socialiste e ka marrë në mbrojtje kryetarin e Bashkisë Kuçove, Kreshnik Hajdari i cili rezulton se ka fshehur një dënim të marrë nga autoritetet greke në vitin 1999. Nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se ky është një rast që mund t'ju ketë ndodhur edhe shumë shqiptarëve të tjerë që kanë emigruar në ato vite. 

“T’ja lëmë komisionerit të Zgjedhjeve që të bëjë verifikimet përkatëse. Mendoj se për kryetarët që kanë qenë në detyrë dhe që ushtrimi i formularit të dekriminalizimit është bërë prej shumë kohësh, mendoj se organet ligjzbatuese kanë pasur kohën. Ligji ka fuqi prapavepruese. Vetëm ligji na mbron të gjithëve dhe interesin publik. Të gjithë shqiptarët që kanë qenë në emigracion mund të kenë pasur raste të tilla (Pyetet për Kreshnik Hajdarin). S’jam thelluar në këtë rast. Të lëmë institucionet të bëjnë detyrën e tyre."-tha Balla.

Kryebashkiaku Hajdari rezultoi se fshehu dënimin në formularin për dekriminalizimin, një detyrim ligjor për të treguar problemet me drejtësinë në të shkuarën. Në një reagim publik dje, ai tha se ishte larguar në emigrim për shkak të qeverisjes së Sali Berishës në ato vite dhe se nuk ka patur dijeni për dënimin nga Gjykata  e Janinës./Dosja.al

kreshnik hajdari taulant balla

Sondazh

Poll