Politike

Balla: Prokuroria të hetojë Kryemadhin për lidhje me rusët

Balla tha se Kryemadhi duhet të dalë dhe të sqarojë akuzat

31 Mars 2023, 10:33 Nga f.g
Balla: Prokuroria të hetojë Kryemadhin për lidhje me rusët
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste akuzoi deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi si të lidhur me oligarkë pranë presidentit rus, Vladimir Putin. Nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se Kryemadhi duhet të dalë dhe të sqarojë akuzat dhe prokuroria duhet ta hetojë nëse janë të vërteta pretendimet e mediave që kanë publikuar dokumentet.

Taulant Balla: Rreth 5 vite më parë kam dalë në mënyrë të rregullt para jush për një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe lidhet me faktin se edhe Shqiopëria ka qenë vulnerabël dhe target i penetrimit të financimeve të paligjshme nga kompani guacka, off-shore që financonin parti politike apo politikanë të caktuar. Ajo që ka zbuluar dje Top Channel ose ka vijuar, por e djeshmja është panoramë e plot, skemë e përdorur nga Kremlini që përmes oligarkëve e biznesmenëve të kenë financuar politikanë të caktuar në vende të ndryshme në Europë. Raste të tilla janë zbuluar. Përpjekja është e qartë, lidhja me politikanë për të dëmtuar demokracinë dhe për të krijuar një front pro rus në këto vende.

Ju e mbani mend Panama Papers çfarë ndodhi me llogaritë e politikanëve në Panama. Në shumicën e vendeve, politikanët dhanë dorëheqjen por ajo që ndodhi ishte që organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet. Kjo gjë ka të bëjë me transparencën, nuk dua të bëj prokurorinë, por mendoj që Kryemadhi dhe të tjerët duhet të dalin vetë në një komunikim publik të thonë kjo nuk është e vërtetë. Dhe shteti, a është prekur siguria kombëtare? Fakti që merr divident apo je aksioner atje ku janë miqtë e Putin, kjo është e rëndë.

Pyetje: Po për kolegun tuaj, Damian Gjiknuri a keni informacione se ka bashkëpunuar me rusët?

Taulant Balla: Kjo nuk është kurrë akuzë e bërë publike. Këto janë mashtrime të Berishës. Ka një media një media kombëtare që nuk ka një letër që të thotë këtë gjë. A që Sali Berisha, përdor skema që i ka bërë vetë. Po flisnim për Monika Kryemadhin, por ai është aq i zhytyr, sa këtu bëj thirrje për Lulzim Bashën. Biniatta Trade është rast homolog i kësaj tani. Sepse edhe atëherë janë përdorur llogari për offshore.

Akuzat vijnë pas një artikulli që u botua në "eureporter" dhe më pas u fshi pa dhënë asnjë sqarim, Kryemadhi është në qendër të një sërë akuzash që vijnë për lidhje me oligarkë rusë, ndërsa vetë ajo ka thënë se këto sulme janë të orkestruara politikisht./Dosja.al

taulant balla monika kryemadhi kryemadhi me ruset

Sondazh

Poll