Politike

Rama: Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

Rama shkruan se ky është një sukses i Shqipërisë, pasi tashmë do të njihen sigurimet shoqërore për shqiptarët që punojnë në Bullgari, apo anasjelltas. 

31 Mars 2023, 10:40 Nga I.A
Rama: Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është nënshkruar marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se ky është një sukses i Shqipërisë, pasi tashmë do të njihen sigurimet shoqërore për shqiptarët që punojnë në Bullgari, apo anasjelltas. 

Postimi i Plotë:

Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve

edi rama

Sondazh

Poll