Politike

Ligji për bastet, Ibrahimaj: Javën e ardhshme hidhet për konsultim publik, më pas kalon në Kuvend

Ajo tha se do tëshqyrtohet arsyeja se përse u ndaluan dhe bastet sportive, mbrojtja për atë kategori që janë të prekura.

31 Mars 2023, 10:36 Nga F.M
Ligji për bastet, Ibrahimaj: Javën e ardhshme hidhet për
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Dekina Ibrahimaj deklaroi se ligji për bastet do të hidhet për konsultim publik javën e kaluar. Në një konferencë me gazetarët, Ibrahimaj tha se pas konsultimit do të kalojë në Kuvend. Ajo tha se do tëshqyrtohet arsyeja se përse u ndaluan dhe bastet sportive, mbrojtja për atë kategori që janë të prekura.

Pjesë nga konferenca:

A mund të najepni disa detaje në lidhje me ligjin e basteve?

Ligji parashikon rihapjen e basteve online, jo të të gjitha basteve siç kanë qenë më parë. Ligji do të hidhet për konsultim publik javën e ardhshme. Më pas do të kalojë në Kuvend. Pra, do të ketë tryeze konsultimi me të gjitha grupet e interesit në mënyrë që të arrijmë me një draft ligjor sa më të konsoliduar dhe të parashikojë mbrojtjen sociale për ata kategori që janë të prekura nga ky ligj. Kjo në fakt ishte dhe arsyeja kryesore që e ndaluam këtë gjë. 

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll