Politike

PS pranon propozimin e Alibeajt për bashkëpunëtorët e sigurimit, Balla: Bën sens, duhet ligj i posaçëm

Balla shtoi se PS është gati të bisedojë.

31 Mars 2023, 10:33 Nga f.g
PS pranon propozimin e Alibeajt për bashkëpunëtorët e
Taulant Balla, kryetar i grupit

TIRANE- Partia Socialiste është e gatshme të bashkëpunojë me Enkelejd Alibeajn për ligjin për hapjen e dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit. Taulant Balla, kryetar i grupit të PS tha sot se kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit do të humbasë mandatin e deputetit dhe shtoi se PS është gati të bisedojë.

“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar. Ajo që na duhet pa humbur kohë është që t’i bëjmë bashkë dy propozimet që të shkojmë te zgjedhja konkrete, ligjore. Propozimi ynë është i hapur që ta diskutojmë me grupin e PD. Duhet t’i hapim rrugë. Besoj që do ta votojmë. Ne duam që të shkojmë te propozimi ynë, por ka dhe një propozim dhe opozita. Jemi të hapur të diskutojmë çdo formë, me rëndësi është rezultatit përfundimtar.”, tha Balla nga Kryesia e Kuvendit.

Prej muajsh, Alibeaj propozon se duhet të ketë një ndryshim në ligjin e dosjeve. Sipas tij, kush ka qenë pjesë e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nuk duhet të jetë më në asnjë post drejtues apo të zgjidhet nga qytetarët. Drafti parashikon përjashtim edhe nga gara për të zgjedhurit vendorë./Dosja.al

taulant balla ligji per dosjet enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll