Ekonomi

Pagesat për inceneratorët, Ibrahimaj: Do të vijojnë përsa kohë kryhet shërbimi dhe gjykata s'ka dalë me vendim për t'i ndaluar

Ibrahimaj thotë se nuk ka një vendim gjykate që i ndalon këto pagesa. 

31 Mars 2023, 10:33 Nga F.M
Pagesat për inceneratorët, Ibrahimaj: Do të vijojnë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se kompanitë e inceneratorëve do të vijojnë të paguhen për shërbimet e tyre. Pavarësisht se shoqëritë janë në gjyq për inceneratorët, dosje që ka çuar pas hekurave edhe dhjetëra zyrtarë, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, Ibrahimaj thotë se nuk ka një vendim gjykate që i ndalon këto pagesa. 

Pjesë nga konferenca: 

Për sa kohë qeveria shqiptare do të vijojë të paguaje persona që janë në arrati, e kam fjalë për inceneratirët?

Delina Ibrahimaj: Jam përgjigjur disa herë dhe do të jetë e njëjta përgjigje. Për sa kohë kemi një shërbim publik që kryhet dhe përsa kohë nuk ka një vendim të organeve ligjzbatuese që të ndalojë këto pagesa, gjithçka do të vijojë. 

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll