Aktualitet

“Babi po më vret”, 'klithma e fundit' e shqiptares që e vrau bashkëshorti në Itali, kërkoi ndihmë nga i biri

Ajo i ka treguar se i shoqi po e vriste.

31 Mars 2023, 10:21 Nga F.M
“Babi po më vret”, 'klithma e fundit' e shqiptares
Zenepe Uruçi

ITALI- Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga vrasja e 56-vjeçares shqiptare, Zenepe Uruçi, e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruçi. Sipas mediave italiane, 56-vjeçarja i ka dërguar një mesazh zanor të birit, të cilit i ka kërkuar ndihmë. Ajo i ka treguar se i shoqi po e vriste.

“Babi po më vret”, mësohet t’i ketë thënë ajo djalit të saj, i cili ka lajmëruar policinë. Gjithçka ndodhi një ditë më parë rreth orës 15:00. Autori i krimit është vënë në pranga.

Shkak për ngjarjen, siç është raportuar deri tani, është bërë xhelozia e shqiptarit.

zenepe uruci xhafer uruci burri vret gruan ne itali

Sondazh

Poll