Aktualitet

Sekuestrohet automatiku në Tropojë, pranga personit që e mbante pa leje në banesë

Arma e zjarrit është sekuestruar. 

31 Mars 2023, 09:01 Nga F.M
Sekuestrohet automatiku në Tropojë, pranga personit që e mbante
Automatiku

TROPOJË- Një person është vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se personit me inicialet D.H., është arrestuar pasi i është gjetur një automatik në shtëpi. Arma e zjarrit është sekuestruar. 

Njoftimi i policisë Tropojë:

Vijojnë kontrollet intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. H., në fshatin Degë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i mbante pa leje. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", shtetasi D. H., banues në fshatin Degë, Tropojë. Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

policia e tropojes

Sondazh

Poll