Politike

Dënimi i kryebashkiakut të Kuçovës në Greqi, Vasili nxjer dokumentin: Tenderat fët e fët, por këto s’i mban mend se ta prishur kujtesën Saliu

Vasili ka postuar dokumentin krahas të cilit shkruan se kandidatëve të Rilindjes u ‘skadon’ memoria kur vjen puna tek këto ngjarje.

31 Mars 2023, 08:38 Nga F.M
Dënimi i kryebashkiakut të Kuçovës në Greqi, Vasili
Petrit Vasili 

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar vendimin e dënimit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, në Greqi. Një ditë pas publikimit të lajmit, Vasili ka postuar dokumentin krahas të cilit shkruan se kandidatëve të Rilindjes u ‘skadon’ memoria kur vjen puna tek këto ngjarje.

Postimi:

Ne Kuçoven plot me njerez te ndershem e puntore Rames dora i shkon vetem te nje i denuar si ky Hajdari. Ky Kreshnik Hajdari i mban mend te gjitha edhe tenderat fët e fët, edhe politiken, por qe eshte denuar ne Greqi nuk e mban mend. Perfundimisht je i madh Edi Rama, ku i kap mor shejtan gjithmone keta Kandidatet per faqe te zeze. Çudi e madhe me keta kandidatet e rilindjes gjithmone memorja nuk ju punon kur vjen puna tek denimet ose tek emrat, qe nderrojne apo zullumet e tjera....qe bejne. Te lumte Edvin vetem per kete s'te arrin dot opozita, qe gjithmone vë nga keta kandidatet "pa vlere" si profesore, mjeke intelektuale, ushtarake e njerez te ndershem. Edi, ti mos ju nda vella ketyre kandidateve me nga dhjete emra e me nje thes denime, qe gjithmone i harrojne se kujtesen jua ka prishur Saliu. P.S Me qe ky Hajdari s'ka memorje ja ku e ka vendimin e denimit ne Greqi dhe formularin e dekriminalizimit ku ka genjyer.

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari që rikandidon sërish në këto zgjedhje të 14 majit ka fshehur një dënim nga shteti grek në formularin e dekriminalizimit. Ai është dënuar në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis me 1500 Dhrami, monedhë që përdorej në Greqi para euros, që sot është ekuivalente me 4.4 euro. Në të njëjtën kohë, ai është dëbuar nga Greqia me urdhër gjykate. Por, vetë Hajdari thotë se nuk ka qenë në dijeni të këtij dënimi. Ai shprehet se në atë kohë ka qenë i detyruar të emigrojë për shkak të ish-kryeministrit Sali Berisha, por s’mban mend të ketë marrë ndonjë dënim.

petrit vasili kreshnik hajdari

Sondazh

Poll