Politike

ME VIDEO/ Premtimi spektakolar i Rakip Sulit: Kënd lojërash për moshën e tretë, të luajnë dhe ata

Ai ndalet tek një projekt për rehabilitimin e një zonë dhe thotë se do ta 'kompletojë' me të gjitha. Këtu përmend parkun e lojërave, ku thotë se mund të luajë dhe mosha e tretë.

31 Mars 2023, 08:07 Nga F.M
ME VIDEO/ Premtimi spektakolar i Rakip Sulit: Kënd lojërash për
Rakip Suli

TIRANË- Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli po bën 'xhiron e rrjetit' pasi u ka premtuar të moshuarve të Kamzës se do të luajnë në park lojërash e rrëshqitëse. Bëht fjalë për një intervistë që Suli ka dhënë vetëm dy ditë më parë për FaxNeës ku shpjegon me detaje planet e tij për mandatin e radhës që synon të marrë si kryebashkiak në Kamëz. Ai ndalet tek një projekt për rehabilitimin e një zonë dhe thotë se do ta 'kompletojë' me të gjitha. Këtu përmend parkun e lojërave, ku thotë se mund të luajë dhe mosha e tretë.

"Jemi në përfundimin e rehabilitimit të kësaj zone ku do të ketë kënd lojërash e lulishte për të gjitha moshat. Dhe për moshat e treta se do lozin dhe mosha e tretë,"- thotë Suli ndër të tjera, ndërkohë që në video shfaqet një rrëshqitëse për të luajtur. 

 

rakip suli

Sondazh

Poll