Aktualitet

Policia e identifikoi si autorin e plagosjes në Lushnje, Armand Hasalla çon video: Jam në Greqi, ja platia me kalamanj

Armand Hasalla ka hedhur poshtë akuzat dhe duke pretenduar se ndodhet në Greqi. Madje ka nisur edhe video. 

31 Mars 2023, 00:29 Nga k.m.
Policia e identifikoi si autorin e plagosjes në Lushnje, Armand Hasalla
Armand Hasalla

LUSHNJE- 60-vjeçarja Bajame Senej është plagosur me armë zjarri në këmbë pasditen e së enjtes në fshatin Garunjas të Lushnjes. Ajo po kthehej në banesë me makinë bashkë me djalin e saj, por një breshëri automatiku u ndërpreu rrugën, e sipas Policisë së Shtetit i ngjarjes është identifikuar se është Armand Hasalla, kushëriri i saj me të cilin vëllezërit e sauj kanë pasur konflikte. Por ky i fundit kontaktoi Tv Klan duke hedhur poshtë akuzat dhe duke pretenduar se ndodhet në Greqi. Madje ka nisur edhe video. 

"Ora është 8.39 minuta Më mori Policia më tha je i dyshuar, unë jam në Greqi, nuk kam haber se çfarë është bërë andej. Mirëmbrëma unë ndodhem në fshatin Narku të Greqisë, kjo është platia që rrinë të gjithë njerëzit dhe kalamajt,"-tha ai.

Historia e ka pikënisjen nga një konflikt i korrikut të vitit 2021, kur Kastriot Hasalla, vëllai i 60-vjeçares së plagosur këtë të enjte vrau kushëririn e tij Romeo Hasallën dhe plagosi 3 të tjerë pas përplasjes për pronën. Pikërisht sot ishte edhe vendimi i gjykatës për këtë çështje.

armand hasalla plagosje ne lushnje

Sondazh

Poll