Politike

Zgjedhjet e 14 majit/ Këlliçi do fitoren: Do të bashkëpunoj me të gjithë, përveç Alibeajt

Belind Këlliçi tha se është gati për të bashkëpunuar me të gjithë, por ka një përjashtim...Enkelejd Alibeajn.

31 Mars 2023, 00:27 Nga k.m.
Zgjedhjet e 14 majit/ Këlliçi do fitoren: Do të
Belind Këlliçi

TIRANË- Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit, tha se është i gatshëm për bashkëpunim me të gjithë për të mundur kryebashkiakun Erion Veliaj. Në një intervistë për emisionin "Opinion", Belind Këlliçi tha se është gati për të bashkëpunuar me të gjithë, por ka një përjashtim...Enkelejd Alibeajn.

"Unë do të bëj gjithçka që asnjë votë të mos preket dhe do i garantoj qytetarët që të hedhin votës. Çdo rast do e denoncoj, po përgatis një dosje për fenomenin e asfaltit elektorale në Tiranë, për Aktivistin dhe për shumë fenomene dhe denoncime të tjera. I ftoj të gjithë ata që janë në opozitë. Do të filloj me Dashamir Shehin, do të ulem me Nismën Thurje, me Bindjen Demokratike, me ish-drejtues të PD në vite, funksionarë dhe nga ata që mund të jenë në konflikt. Unë e kam lënë debatin politik mënjanë. Jam si qytetar i barabartë me të gjithë qytetarët e mi. Do flas me çdo njeri përveç Alibeajt. Edhe me zotin Bejko do të kem, edhe kam pasur kontakt. Unë kam qenë i hapur për të bashkëpunuar,"-tha demokrati në fjalën e tij.

belind këlliçi

Sondazh

Poll