Politike

Çfarë ndodh me projektet e Tiranës nëse humbet zgjedhjet? Përgjigjet Veliaj: I kam lënë auto-pilot

Erion Veliaj u shpreh se ka mbështetjen e publikut dhe se modernizimi i kryeqytetit është në një fazë të pakthyeshme.

31 Mars 2023, 00:14 Nga k.m.
Çfarë ndodh me projektet e Tiranës nëse humbet zgjedhjet?
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se nuk ka asnjë indikator që ai mund të humbasë garën elektorale më 14 Maj. Në intervistë që ai ka dhënë për emisionin "Opinion", i pyetur se si do ndihej në rast se nuk fiton përballë kundërshtarëve të tij politikë dhe s’arrin dot të përfundojë projektet e nisura për Tiranën, Veliaj u shpreh se ka mbështetjen e publikut dhe se modernizimi i kryeqytetit është në një fazë të pakthyeshme.

Por u shpres se projektet e tij do të vazhdojnë.

PJESË NGA BISEDA:

Fevziu: Çfarë do të ndodhë, si do të ndiheshit nëse i humbisni zgjedhjet dhe i lini përgjysmë këto projekte?

Erion Veliaj: Nuk ka asnjë indikator që mbështetja e publikut ka rënë, përkundrazi…

Fevziu: Por, ka gjithmonë një por…

Erion Veliaj: Unë mendoj që një pjesë e mirë e projekteve të Tiranës janë vendosur në auto-pilot, nuk kthehet dot mbrapsht sheshi, pazari apo Piramida dhe unë them që rruga për modernizimin e Tiranës në këtë fazë është e pakthyeshme.

erion veliaj

Sondazh

Poll