Politike

Godole THIRRJE Alibeajt: S'i ka 61 kandidatë, ose të shkrijë partinë ose të dorëzojnë vulën te Berisha

Jonila Godole i bëri thirrje Alibeajt, që ose të shkrijnë këtë forcë politike ose të dorëzojnë vulën tek kryedemokrati Sali Berisha.

30 Mars 2023, 23:26 Nga k.m
Godole THIRRJE Alibeajt: S'i ka 61 kandidatë, ose të shkrijë
Jonila Godole

TIRANË- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Jonila Godole deklaroi se një parti që nuk nxjerr dot 61 kandidatë, duhet të vlerësojë me seriozitet misionin e saj. Në një intervistë të dhënë për emisionin "Të paekspozuarit", Godole i bëri thirrje Alibeajt, që ose të shkrijnë këtë forcë politike ose të dorëzojnë vulën tek kryedemokrati Sali Berisha.

"Një parti që nuk mundet të gjejë 61 kandidatë të denjë për të konkurruar, është një parti që jo vetëm nuk ka kryer detyrat e shtëpisë, por duhet të shohë me seriozitet misionin e saj. Ose shkohet me 61 kandidatë, ose duhen gjetur arsyet përse këto kandidatë nuk janë aty. Unë nuk kisha ide se si ishte gjendja në PD, përpara se të shkoja në mbledhjet e kryesisë.

Nuk shihja gjatë vitit të fundit, një angazhim nga lidershipi që të mblidheshim dhe të organizoheshim. Vetë kam kërkuar të mblidheshim dhe të takoheshim. Zgjedhjet i shoh si diçka shumë serioze.

Mendova se do na sillnin dosje të kandidatëve, dhe do të kishte 2-3 kandidatë për të zgjedhur më të miri. Unë mendoj ose do të shkosh në zgjedhje, me 61 kandidatë, si një forcë politike serioze, ose pastaj mund të shkrihet partia, shkrijeni partinë ose bëni koalicion të hapur me Fotloren, jepeni atë vulën, sepse kjo nuk mund të jetë parti që shkon kështu në zgjedhje,"-tha Godole.

Disa ditë më parë, ajo u propozua bashkë me Roland Bejkon për të garuar për Bashkinë e Tiranës, por me shumicë votash fitoi kundërshtari i saj. 

jonila godole

Sondazh

Poll