Aktualitet

Do nxjerrim krevatet në rrugë e do bëjmë roje! Banorët e Mamurrasit: Guroret na nxinë jetën!

Banorët sjellin dëshmi rrëqethëse sesi u dogj pylli një vit më parë dhe pa u shuar ende mirë zjarri doli leja e ndërtimit të gurores së re. Sipas banorëve, nga 2 gurore që ishin 2 vite më parë sot janë bërë 27 ku sipas tyre gjysmat kanë leje.

30 Mars 2023, 22:59 Nga k.m.
Do nxjerrim krevatet në rrugë e do bëjmë roje! Banorët
Banorët e Mamurrasit

Emision FOL në MCN Tv sjell këtë herë zërin e banorëve të Mamurrasit, lagjia Pavarësia, që prej 16 ditësh bëjnë roje ditë e natë, burra dhe gra, për të mos lejuar kalimin e qindra kamionëve të guroreve që po u shkatërrojnë shtëpitë nga tronditja e madhe.

Banorët sjellin dëshmi rrëqethëse sesi u dogj pylli një vit më parë dhe pa u shuar ende mirë zjarri doli leja e ndërtimit të gurores së re. Sipas banorëve, nga 2 gurore që ishin 2 vite më parë sot janë bërë 27 ku sipas tyre gjysmat kanë leje. Banorët akuzojnë direkt qeverinë për lejet e shfrytëzimit të gurorëve që sipas tyre po shkretojnë pyje të moçme dhe po shkatërrojnë njëherazi jetën e një lagjeje të tërë ku njerëzit nuk flenë dot as ditë e as natë si shkak zhurmave dhe vibrimit të tokës sa herë që kalon një kamion mbi 40 tonësh.

Njëherazi banorët akuzuan bashkinë për diskriminim të lagjes së tyre për shkak të bindjeve politike duke i lënë qëllimisht pa ujë dhe infrastrukturë për vite të tëra dhe njëherazi me një linjë të amortizuar të energjisë elektrike që daton nga koha e diktaturës. Problemet e pazgjidhura kanë bërë që lagjia të përgjysmohet nga banorët që janë larguar në emigrim.

Për emisionin "FOL", ata shprehen se do bëhen barrikadë njerëzore dhe nuk do lejojnë asnjë kamion të kalojë më në rrugën e lagjes.

banorët e mamurrasit

Sondazh

Poll