Politike

E tha edhe këtë?! Veliaj: Tirana kryeqytet? Aksident i Kongresit të Lushnjes

Në fjalën e tij, teksa po shpjegonte ndërtimin e kullave në qendër të Tiranës, u shfajsua se ishte e pashamngshme pasi Tirana nuk ishte një kryeqytet historik si Athina dhe Roma.

30 Mars 2023, 22:52 Nga k.m.
E tha edhe këtë?! Veliaj: Tirana kryeqytet? Aksident i Kongresit
Erion Veliaj

TIRANË- "Qyteti është në fakt një qytet i ri, i krijuar nga një aksident apo incident i Kongresit të Lushnjes që transferoi kryeqytetin këtu."

Kështu u shpeh në një intervistë për emisionin "Opinion", kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e tij, teksa po shpjegonte ndërtimin e kullave në qendër të Tiranës, u shfajsua se ishte e pashamngshme pasi Tirana nuk ishte një kryeqytet historik si Athina dhe Roma.


Është e vërtetë që Tirana u zgjodh kryeqytet në rrethana të veçanta, por ndoshta "aksident/incident" nuk është termi i duhur për ta përdorur. Për ta zëvendësuar Veliaj mund të përdorte fjalë të tjera, pasi fatmirësisht gjuha shqipe ka një larmishmëri.

Si u zgjodh Tirana kryeqytet?

Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash ne krye ishte Aqif Tapalloi, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina. Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, Kongresi u dha fund punimeve të tij, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë. Kjo pjesë e historisë mesa duket për Veliaj është thjeshtë një incident.

erion veliaj tirane

Sondazh

Poll