Politike

FOTOLAJM- Cilat ishin lajmet dhe denoncimet që shqetësuan Veliajn? Tenderat dhe urbanët i ka "pikë të dobët"

Fillimisht me mbledhjen e 1 milionë pemëve në kryeqytet, e më pas me justifikimin e aksidenteve të urbanëve në Tiranë.

30 Mars 2023, 22:11 Nga k.m.
FOTOLAJM- Cilat ishin lajmet dhe denoncimet që shqetësuan Veliajn?
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është mërzitur shumë me mediat kritike ndaj tij që nuk i thurin lavde për të gjitha ato që thotë, të cilat shumicën e kohës ndoshta dhe vetë nuk i beson. Fillimisht me mbledhjen e 1 milionë pemëve në kryeqytet, e më pas me justifikimin e aksidenteve të urbanëve në Tiranë.

Aksidentet e ndodhura sipas Veliajt kishin fajtorë të gjithë, veçse drejtuesit e urbanëve. Dje, Veliaj denoncoi me emra dy faqe online të cilat, që sipas tij kohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Me emër, Veliaj përmendi Erland Dalliu dhe Anisa Caka, të cilët janë pronarët e portaleve JOQ dhe Lolita. Duke përdorur detaje nga jeta e tyre personale, kryebashkiaku i ka akuzuar se vendosin gjoba. Por nuk mundi të justifikonte dot përshembull sjellet harbute të shumë fatorinove që janë filmuar edhe duke dhunuar pasagjerët. 

Dosja.al ka grumbulluar një pjesë nga postimet e Lolita's dhe denoncimet e tenderave që ka bërë "Jeta Osh Qejf", që ia kanë bërë jetën jo edhe aq shumë qejf numrit një të Bashkisë së Tiranës. Denoncimet e njëpasnjëshme, Veliajn e kanë "prekur" në prag fushatë kanë sjellë edhe "shpërthimin" e Veliajt, që nuk i pranon dot kritikat. 

LAJMET QË MËRZITËN VELIAJN:

erion veliaj veliaj sulmon mediat

Sondazh

Poll