Politike

Pse ka kulla të larta në qendër të Tiranës? Justifikohet Veliaj: Ishte e nevojshme!

Erion Veliaj tha se në Tiranë kanë mundësi të blejnë ambiente nga qytetarët me të ardhura modeste te ata me të ardhura të larta.

30 Mars 2023, 21:43 Nga k.m.
Pse ka kulla të larta në qendër të Tiranës?
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për...kullat. Në një prezantim të punës së tij në 8 vitet që ka pasur drejtimin e Bashkisë në emisionin “Opinion”, Veliaj tha se në Tiranë kanë mundësi të blejnë ambiente nga qytetarët me të ardhura modeste te ata me të ardhura të larta. Sipas tij, ndërtimi i tyre pranë sheshit ishte i nevojshëm, duke theksuar se qendra historike e kryeqytetit është mbrojtur. Por teksa po i përgjigjej pyetjes tha se Tirana ishte bërë kryeqytet si "incident" nga Kongresi i Lushnjes. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Fevziu: Një debat shumë të madh lidhur me ndërtimin e kullave rreth e rrotull sheshit. Ka debat edhe për intensitetin e ndërtimit. 

Veliaj: Qyteti në fakt është një qytet i ri i krijuar nga një aksident ose incident i Kongresit të Lushnjes që e transferoi këtu. Ne nuk jemi Athina dhe Roma nuk e bëjmë dot kiçin e Shkupit. Duhet pranuar që është qytet i ri, jam shumë krenar për një sahat të ri. 

Fevziu: A kishte nevojë qendra për këto godina? 

Veliaj: Absolutisht. Janë tjetër gjë. Të gjitha bizneset, turzimi dhe aktivitet ndodhin në qendër të Tiranës, ti nuk mund të çosh të huajt te bregu i lumit e tu thuash kryeministri është këtu, ministritë janë këtu, eventet ndodhen këtu. Qendra historike është mbrojtur. 

Fevziu: Kush do t'i blejë?

Veliaj: Është njësoj si të pyesësh në një koncesionare makinash apo dyqan orësh se kush do t'i blejë. Ka një treg për të gjitha, siç ka një treg me të ardhur modeste, ka një ekonomi të mesme dhe është dhe ajo që quhet “prime real state” dhe përsa kohë ka një treg dhe nga të huajt. Sot kemi në Tiranë 25 mijë italianë që jetojnë. Rritja e vlerës së pronës është një lajm i mirë. Kemi patur një rritje me 10% deri në 11%.

erion veliaj

Sondazh

Poll