Aktualitet

Shkatërrohet banda e drogës në Britani/ Arrestohen 4 shqiptarë, dy prej tyre pranojnë përfshirjen në aktivitet (EMRAT)

Në pranga kanë përfunduar: 54-vjeçari Kole Leshi, 23-vjeçari Klajdi Leshi, 53-vjeçari Dritan Lleshi dhe kreu i bandës 38-vjeçarin Ermal Biba.

30 Mars 2023, 21:06 Nga A.B
Shkatërrohet banda e drogës në Britani/ Arrestohen 4
Policia

BRITANI E MADHE- Arrestohen 4 shqiptarë të përfshirë në bandën kriminale të trafikut të drogës. Mediat britanike raportojnë se në pranga ka përfunduar: 54-vjeçari Kole Leshi, 23-vjeçari Klajdi Leshi, 53-vjeçari Dritan Lleshi dhe kreu i bandës 38-vjeçarin Ermal Biba.

Sipas mediave, shqiptarët bashkë me disa persona të huaj kanë dalë para drejtësisë britanike. Gjyqi është mbajtur për tre ditë e gjatë seancave është zbuluar se shqiptarët janë kapur në flagrancë duke transportuar kanabis dhe kokainë nga Londra drejt zonës Harrogate.

Ditën e parë të seancës gjyqësore, ato mohuan akuzat, mirëpo ditën e dytë, Lleshi dhe Biba pranuan përfshirjen e tyre në bandën e trafikut të drogës. Biba, dyshohet se ka rekrutuar Kolë dhe Klajdi Leshi në grup. 

Autoritete britanike kanë sekuestruar dogën e cila vlerësohet deri në 25,000 paund ndërsa vendimi përfundimtar për shqiptarët e përfshirë në këtë aktivitet, pritet që të jepet në ditët në vijim./Dosja.al

klajdi leshi dritan lleshi ermal biba kole leshi

Sondazh

Poll