Aktualitet

Plantacioni me hashash, gropa as ishte tentuar të fshihej. Ndodhej vetëm 500 metra nga rruga nacionale për në Han të Hotit

Gjithçka ishte përshtatur për ndërtimin e serave, por askush nuk kishte ta fshihte pasi gropa ishte vetëm 500 metër larg rrugës nacionale Shkodër – Hani i Hotit.

30 Mars 2023, 20:46 Nga k.m.
Plantacioni me hashash, gropa as ishte tentuar të fshihej. Ndodhej
Gropa e kanabisit

SHKODËR- Zbulohen detaje të tjera lidhur me 27 serat e kultivimit të kanabisit në Shkodër. "Fermerët" e kanabisit kishin krijuar një gropë të madhe për kultivimin e rreth 8000 fidanëve kanabis sativa. Gjithçka ishte përshtatur për ndërtimin e serave, por askush nuk kishte ta fshihte pasi gropa ishte vetëm 500 metër larg rrugës nacionale Shkodër – Hani i Hotit.

Ajo çfarë ka mbetur në zonë, janë vetëm thasët e përdorur për transportimin e dheut dhe plehrave kimik, tubat e ujit, plastmasë dhe hekura për ndërtimin e serave dhe disa ushqime që kishte me vete, personi i caktuar për të ruajtur kanabisin.

Si organizator, i arrestuar mbeti Nesti Velaj, i njohur edhe si Ernest Veshtaj. Por  Ernest Veshtaj dyshohet se nuk ka qenë i vetëm në këtë kultivim, pasi në zonë janë gjetur edhe ushqime e sende personale të personave të tjerë. Në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta (thika) që i mbante pa leje.

shkoder kanabisi

Sondazh

Poll