Aktualitet

“Krimi Ekonomik”/ Bllokohen çështjet për kallëzimet e shefave të Policisë, Prokurorët: Jemi të shqetësuar, hetime proaktive nuk po realizohen

Nisur nga kjo problematikë shumë dosje, të cilat ishin dërguar në prokurori kanë mbetur pa u finalizuar dhe pa kryer veprimet e nevojshme hetimore. Peshën më të madhe të punës e ndjen Prokuroria e Tiranës e cila ka edhe numrin më të madh të referimeve nga policia.

30 Mars 2023, 20:13 Nga A.B
“Krimi Ekonomik”/ Bllokohen çështjet për
Policia

TIRANË- Pezullimi i shefave të sektorit të krimit ekonomik në drejtoritë e policisë në 12 qarqet e vendit, ka krijuar kolaps në hetimin e çështjeve të hapura. Burime për “Ora News” bëjnë më dije se prokurorët të cilët merren kryesisht më hetimin e këtyre veprimeve kanë shprehur shqetësim. Sipas tyre, shumë prej çështjeve që duhet të ndiqeshin me hetime proaktive nuk po realizohen.

Nisur nga kjo problematikë shumë dosje, të cilat ishin dërguar në prokurori kanë mbetur pa u finalizuar dhe pa kryer veprimet e nevojshme hetimore. Peshën më të madhe të punës e ndjen Prokuroria e Tiranës e cila ka edhe numrin më të madh të referimeve nga policia.

Pezullimi i shefave të krimit ekonomik-financiar erdhi pas një takimi që drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku zhvilloi me minisitrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Shkak për vendimin u bë mungesa e efikasitetit të këtyre strukturave dhe për mos mospërmbushja e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo në goditjen e korrupsionit./Dosja.al

krimi ekonomik

Sondazh

Poll