30 Mars 2023, 19:40
Nga k.m.
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Roland Bejko është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, edhe pse më 14 maj do të përballet me kolegun e tij demokrat, Belind Këlliçi. I ftuar në ‘Studio Live” në Report Tv, Bejko shprehet se ndaj tyre ka një presion shumë të madh, por shton se po të mos kishte pranuar që të garonte për Tiranën, Alibeaj do të jepte dorëheqjen nga kryesimi i komanduar i PD-së. E po ashtu, shtoi se kryedemokrati Sali Berisha po ushtron "terror" mbi bashkëpunëtorët e tij, por jo direkt tek vetë ai.
“Sot kush nuk është me PD i bie të jetë me Berishën, edhe këto largimet, janë pjesë e presionit, hajde bashkohemi që të mos merrni përgjegjësinë e humbjes, se nuk e përballojnë dot presion, as të 14 majit ku do u thuhet pse humbët ju. Bashkëpunëtorët e mi, janë nën terrorin e dhunës verbale të Berishës. Nëse unë nuk do garoja, Alibeaj do jepte dorëheqjen dhe vula do i shkonte Sali Berishës,”- tha Bejko.
Bejko zbulon edhe propozimin e tij, për 2 nënkryetarët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi, që të kishin një “primare” me njëri-tjetrin dhe kush dilte i fituar të ishte kandidat i PD-së zyrtare për kryeqytetin në 14 maj, por nuk mungoi as opsioni për të garuar vetëm për Këshillat Bashkiakë.
“Njëra që e donte vetëm këshillat Bashkiak dhe tjetra që të hyhej në zgjedhje me të gjithë kandidatët. Mirëpo, meqë PD më shumë se një vit ka një sulm prej Berishës, një dhunë verbale dhe fizike që 8 janar, fjalori i ashpër i Berishës, gjuha pret më shumë se vetë plumbi apo guri. Në këto kushte erdhi propozimi im, unë i kërkova që një nga drejtuesit e lartë, Tabaku apo Bardhi të bënin një sakrificë dhe të futeshin në garë për bashkinë e Tiranës, fakti që dorëhiqesh tregon që e ke seriozisht kauzën dhe ngroh entuiziazmin. Ata nuk pranuan, preferuan që të mbajnë detyrat e tyre dhe patën qëndrime krejt ndryshe nga kryesia, njëri thonte kandidat për bashki në zona të pjesshme, ku mendohet se do fitonim, nga ana tjetër ishte Tabaku dhe disa deputet të tjerë që të futemi vetëm me Këshillat. Jam kundër, nëse futesh vetëm me Këshillat, t’i asimilon partinë, se nuk ka një udhëheqësh, që të organizojë fushatën dhe të mbledhë votat dhe kështu, duhet një dikush ta udhëheq fushatë, meraku është rezultati në fund, por ne nuk jemi për rezultatin në fund, nuk jemi ndarë me palën tjetër ish PD për çështje rezultati, ne jemi në pozicion mbrojtës që PD të mos mbetet në duar Non Grata. Të thuash Berisha do na anatemojë pas humbjes? Ca kuptimi ka? Dhe andej dhe këtej, ta kemi mirë me amerikanët dhe pastaj jemi dhe me Berishën, kjo nuk shkon. Nëse do ishte futur logoja e PD, do konkurronin 4 flamuj të majtë, Rama, koalicioni i Ilir Metës, do ishte Arlind Qori, një parti e majtë dhe Endri Shabani, nisma Thurje, ky është thelbi i konfliktit,”- shtoi Bejko.
Më 14 maj, Bejko do të përballet me demokratin, Belind Këlliçi, kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësuesin e "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori.
roland bejko zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
30 Mars 2023, 19:46
A.B
Roland Bejko
TIRANË- Roland Bejko, kandidati i Enkelejd Alibeajt, për Bashkinë e Tiranës ka krahasuar veten e tij me kryeministrin...
Politike
30 Mars 2023, 19:27
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Kandidati për Këshillin Bashkiak të bashkisë së Durrësit Skënder Kapiti, i cili garonte n&e...
Politike
30 Mars 2023, 18:59
A.B
Sali Berisha
KRUJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Krujë, aty ku prezan...
Politike
30 Mars 2023, 18:52
k.m.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
I mbledhur në seancë plenare të enjten, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e shtyu ...
Politike
30 Mars 2023, 18:47
A.B
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme me 70 vite pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Parlamentar&eum...
Politike
30 Mars 2023, 18:14
k.m.
David J. Kostelancik
David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara n&e...
Politike
30 Mars 2023, 18:08
k.m.
Kreshnik Hajdari
KUÇOVË- Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar nga drejtësia greke. Autori...
Politike
30 Mars 2023, 17:34
A.B
Sali Berisha dhe Ilir Meta
TIRANË- Koalicioni 'Bashkë Fitojmë" do vazhdojë rrugëtimin në zgjedhjet vendore të '14 Majit'...
Politike
30 Mars 2023, 17:25
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme nga salla e Kuvendit se socialis...
Politike
30 Mars 2023, 16:56
A.B
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, reagoi gjatë seancës plenare me kritika gjatë&nbs...