Politike

Kritika se garon për Tiranën/ Roland Bejko krahason veten me Rishi Sunak: Ç'të bëja?! Të kullosja lopët në Lazarat...

Ditën e sotme, në një intervistë ai tha se ka mbaruar shkollën e se ka shumë eksperienca ndaj do të japë kontributin e tij në Tiranë. 

30 Mars 2023, 19:46 Nga A.B
Kritika se garon për Tiranën/ Roland Bejko krahason veten me Rishi
Roland Bejko

TIRANËRoland Bejko, kandidati i Enkelejd Alibeajt, për Bashkinë e Tiranës ka krahasuar veten e tij me kryeministrin e Britanisë, Rishi Sunak, duke nënkuptuar se pavarësisht se nuk është nga Tirana, duhet t'i jepet shansi për ta përfaqësuar. Ditën e sotme, në një intervistë ai tha se ka mbaruar shkollën e se ka shumë eksperienca ndaj do të japë kontributin e tij në Tiranë. 

“Berisha i bie që të mbaronte universiteti dhe të shkonte në fshat, edhe Nardi të hapte një servis makinash në fshatin e tij, unë kam 18 vjet në Tiranë, banoj këtu dhe jam pedagog këtu, kam qenë drejtues i lartë në Ministri të Brendshme, themelues i shkollës ASPA, drejtor i pushteti vendor dhe i integrimit, pastaj shkova nga Ministria e Jashtme, pedagog. Dhashë dorëheqjen se ishte një kaos total. Britania e Madhe e ka kryeministrin jo anglez, SHBA vendosi një president me ngjyrë, në Skoci po ashtu dhe ta kesh këtë mentalitet tregon se je shumë i vjetër, Tirana është kosmopolite dhe të drejtën e ka kushdo. Do kullosja lopët në Lazarat? Unë mbarova shkollën për të dhënë kontribut këtu”, deklaroi Bejko.

Kandidati mori kritika të shumta për numrin e votave që mund të marrë në Tiranë, pasi në Gjirokastër, nuk fitoi dot as mandatin e deputetit./Dosja.al

roland bejko

Sondazh

Poll