Aktualitet

Familja shqiptare kërcënohet me dëbim nga Franca, kryefamiljari: S’mund të na ktheni, kemi probleme në Shqipëri

Edhe pse mbërritën në Pau para 5 viteve dhe fëmijët e tyre shkojnë në shkollë, leja e tyre e qëndrimit nuk është më e vlefshme.

30 Mars 2023, 19:36 Nga A.B
Familja shqiptare kërcënohet me dëbim nga Franca, kryefamiljari:
Familja Tahiri

FRANCË- Familja Tahiri, e cila ka emigruar në Francë para pesë viteve, e përbërë nga tre fëmijët dhe dy prindërit, kërcënohen me dëbim. Mediat franceze shkruajnë se familja Tahiri, e cila jeton në Pau të Zaragozës, i është kërkuar të largohet nga prefektura e Pyrenees-Atlantiques.

Nuk mund të kthehem, kam probleme në vendin tim”, ka thënë Antonio, babai i familjes, i cili punon në ndërtim.

Edhe pse mbërritën në Pau para 5 viteve dhe fëmijët e tyre shkojnë në shkollë, leja e tyre e qëndrimit nuk është më e vlefshme.

"Unë jam në industrinë e ndërtimit, bëj gjithçka", thotë ai, ndërsa gruaja e tij, mban në krahë më të voglën, Maria, 8 muajshe dhe lindur në Francë.

Në mbështetje të familjes, një grup personash bëjnë thirrje për një tubim më 5 prilli në orën 15:00 para prefekturës në Pau./Dosja.al

familja tahiri antonio tahiri

Sondazh

Poll