Aktualitet

Shqiptarët grabisin lokalin në Belgjikë! Kapen 'mat' nga kamerat, rrezikojnë 18 muaj burg, dëshmitë: Ne nuk njihemi

Njëri prej tyre pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen, mirëpo provat flasin të kundërtën. Në korrik të vitit të kaluar, dy shqiptarët u futën brenda kafenesë 'De Keyzer' në Sint-Laureins. 

30 Mars 2023, 19:26 Nga A.B
Shqiptarët grabisin lokalin në Belgjikë! Kapen 'mat'
Lokali

BELGJIKË- Dy shqiptarë rrezikojnë të dënohen me 18 muaj burg, pasi akuzohen për vjedhje e një kafeneje në Sint-Laureins në Belgjikë. Mediat belge shkruajnë se ngjarja ka ndodhur korrikun e vitit të kaluar e se shqiptarëve u dështoi plani i tyre, pasi janë kapur mat nga kamerat e sigurisë dhe gjurmët që lanë pas.

Njëri prej tyre pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen, mirëpo provat flasin të kundërtën. Në korrik të vitit të kaluar, dy shqiptarët u futën brenda kafenesë 'De Keyzer' në Sint-Laureins. 

Plani i tyre nuk shkoi siç shpresohej, pasi nuk mundën të merrnin asnjë qindarkë nga lokali. Pasi u parë në pamjet e kamerave të sigurisë, policia ishte në gjendje t'i gjurmonte e t'i arrestonte.

Ata të dy njihen mirë pasi kanë numrin e telefonit të njëri-tjetrit edhe pse në gjykatë mohojnë se njihen.

"Rastësi," tha i dyshuari i parë. 

Një herë e takova në një kafene dhe më pas i dhashë numrin tim, por nuk e njoh dhe prandaj nuk kam asnjë lidhje me të.”

"E çuditshme," tha gjyqtari. 

Burimi:Nieuwsblad.be

denohen shqiptaret ne belgjike belgjike

Sondazh

Poll