Aktualitet

Vrasja e dyfishtë tronditi banorët e Kavajës, qytetari: Ndihem 800 % i pasigurtë

Këto deklarata vijnë pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi një ditë më parë në zonën e valutave në Kavajë.

30 Mars 2023, 19:16 Nga A.B
Vrasja e dyfishtë tronditi banorët e Kavajës, qytetari: Ndihem
Qytetaret

KAVAJË- Qytetarët në Kavajë nuk ndihen të sigurtë për jetën e tyre. Këto deklarata, të dhëna për 'Klan News', vijnë pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi një ditë më parë në zonën e valutave. Një prej tyre u shpreh se ndihet 800% i pasigurtë. 

Dëshmitë:

'Këtu në Kavajë nuk ka bërë vaki, e çuditshme' 

'Këtu jam 800% i pasigurtë'

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TV KLAN NEëS (@tvklanneës)

Një ditë më parë ndodhi ngjarja kriminale ku humbën jetën dy persona. Në lagjen Sallbeg 2, tek kryqëzimi i valutës, dy persona u konfliktuan në rrugë, fare pranë banesës së Altin Rexhës i njohur dhe me emrin Sali Rexha. Mes tij dhe Edmond Gosës ka pasur një konflikt të mëparshëm që është acaruar 3 ditë më parë.

Edmond Gosa 43 vjeç, edhe ky përdorte një tjetër emër, Armand, ka plagosur me thikë Altin Rexhën, 43 vjeç. Në çastin e konfliktit Rexha ka qenë me djalin e tij. Pas goditjes me thikë, ai ka qëlluar me armë zjarri Gosën.

Si pasojë e plagëve të marra të dy personat e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Rexha nga Kukësi jetonte me qira në Kavajë bashkë me familjen e tij./Dosja.al

vrasja e dyfishte ne kavaje

Sondazh

Poll