EMRI- Plagosja e 60-vjeçares në Lushnje, Policia identifikon autorin, ngrihen pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit
Policia LUSHNJE- Policia është në kërkim të Armand Hasallës. Ky person, sipas forcave blu dyshohet se është autori ...
Një furrë bukë në Tiranë, ka lajmëruar se nga nesër do të rritet çmimi i bukës me 10-20 lekë të reja, pasi do rrisin me 50% pagat e punonjësve të tyre.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po kërkon prej kohësh rritjen e pagës minimale dhe asaj mesatare në vend, strategji që sipas tij do të ndalojë ikjen nga vendi. Por duket se kostoja do të bjerë sërish tek buka e qytetarëve të kryeqytetit dhe jo vetëm. Një furrë bukë në Tiranë, ka lajmëruar se nga nesër do të rritet çmimi i bukës me 10-20 lekë të reja, pasi do rrisin me 50% pagat e punonjësve të tyre.
"NJOFTIM! Duke filluar nga data 10.04.2023 do të ngrihen çmimet me 10-20 lekë (të reja) për çdo artikull, kjo vjen si pasojë e ngritjes së pagave me 50% nga ana jonë, me qëllim frenimin e largimit të fuqisë punëtorë. Paga minimale do të ketë 60 000 lekë (të reja),"-thuhet në njoftim.

Një rritje e ngjashme e çmimit, por që justifikim kishte mungesën e grurit nga lufta në Ukrainë, u tentua edhe një vit më parë. Autoriteti i Konkurencës, e justifikoi rritjen e çmimit të produkteve të miellit me 20-30 lekë për produkt, duke u shprehur se është gjë normale dhe nuk ishte faji i bizneseve.
"Strategjinë" e tij për rritjen e pagës minimale, Qeveria Shqiptare ka miratuar dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Rama ka deklaruar se synohet që paga mesatare të shkojë në vlerën e 900 Eurove, e theksoi se kjo është një reformë e të gjithë strukturës së pagave në Shqipëri në sektorin privat dhe atë publik. Por sot, që bizneset kanë "dëgjuar" fjalën e tij për rritjen e pagave, që ka sjellë rrjedhimisht edhe atë të produkteve të shportës, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të heshtë.
Policia LUSHNJE- Policia është në kërkim të Armand Hasallës. Ky person, sipas forcave blu dyshohet se është autori ...
Afrim Hasalla LUSHNJE- Afrim Hasalla, vëllai i 60-vjeçares Bajame Senej, e cila u plagos pasditen e sotme në fshatin Ballagat të Lus...
Viktimat TIRANË- Viti 2023 u duk se nisi qetë, pa vrasje e atentate mirëpo mesa shihet dhe konstatohet, përgjakjen ia la muajit Mars. K...
Foto ilustruese LUSHNJE- Policia e Shtetit ka zbuluar detaje zyrtare lidhur me plagosjen me armë zjarri të një 60-vjeçareje. Sipas bl...
Rodrigo Alvarenga Paredes BRAZIL- Një operacion ndërkombëtar nga Brazili, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Paraguaj është zhvilluar ...
Kastriot Hasalla LUSHNJE- Zbulohet detaji nga plagosja e sotme në Lushnje. Pasditen e sotme është plagosur me armë zjarri motra e Kastr...
Policia LUSHNJE- Plagosje me armë zjarri në Lushnje. Deri më tani raportohet se ka disa persona të plagosur. Bëhet fjalë se ...
DASH TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur "non grata" rreth 80 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, të ...
Foto ilustruese VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Novoselë të Vlorës. Dy makina janë...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një 62-vjeçare nga Kruja ka humbur jetën në 24 orët e fundit, si pasojë e infektimit me COVID-19. ...