Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Ballagat të Lushnjës, plagoset një grua, Policia jep DETAJE

Sipas bluve, një grua, 60-vjeçe, është plagosur me armë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar atë që ka ndodhur.

30 Mars 2023, 18:02 Nga k.m.
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Ballagat të
Foto ilustruese

LUSHNJE- Policia e Shtetit ka zbuluar detaje zyrtare lidhur me plagosjen me armë zjarri të një 60-vjeçareje. Sipas bluve, një grua, 60-vjeçe, është plagosur me armë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar atë që ka ndodhur. Në Lushnje, janë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

plagosje ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll