Aktualitet

Vëllai vrau kushërinjtë për disa degë ullinj! Plagoset me armë zjarri motra e Kastriot Hasallës

Kastriot Hasalla vrau Romeo Hasallën dhe plagosi 3 të tjerë pas sherrit për tokën në Garunjas.

30 Mars 2023, 17:54 Nga k.m.
Vëllai vrau kushërinjtë për disa degë ullinj! Plagoset
Kastriot Hasalla

LUSHNJE- Zbulohet detaji nga plagosja e sotme në Lushnje. Pasditen e sotme është plagosur me armë zjarri motra e Kastriot Hasallës, i cili ndodhet në burg për vrasje. 

Në 29 korrik të vitit 2019, vëllezërit Kastriot Hasalla kanë vrarë me armë zjarri kushëririn e tyre, Romeo Hasallën, pas një konflikti pronësie. Në momentin e ngjarjes ishin prezentë Shuaip Hasalla së bashku me tre djemtë e tij Emiljanin, Laertin dhe Romeon, ndërsa Kastrioti ishte bashkë me të vëllain dhe djalin. E gjitha nisi nga shkulja e ullinjve që familja e Shaipit kishte mbjellë në tokat që Kastrioti pretendonte se e kishte të vetën. Sapo ka filluar t’i shkulë me zetor kanë qenë Romeo me vëllezërit e tij që janë përleshur me djalin e Kastriotit dhe vëllain. Të gjendur në këto kushte Kastrioti ka nxjerrë armën e gjahut të cilën e kishte në zetor dhe ka qëlluar në drejtim të Romeos, i cili humbi jetën, ndërsa babai dhe vëllezërit u plagosen lehtë. Pas ngjarjes policia arrestoi vëllanë e Kastriotit dhe djalin, ndërsa vetë Kastrioti u vetëdorezua tre ditë më pas.

plagosje ne lushnje

Sondazh

Poll