Politike

Kuvend/ Açka: S’kalohen ligjet kështu, po na hiqni mundësinë për të folur! Felaj: Ka pasur edhe tolerancë

Açka iu drejtua Felajt duke thënë se deputetëve nuk u lejohet të diskutojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre.

30 Mars 2023, 16:56 Nga A.B
Kuvend/ Açka: S’kalohen ligjet kështu, po na hiqni
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, reagoi gjatë seancës plenare me kritika gjatë lidhur me mënyrën se si po shqyrtohen ligjet. Ajo iu drejtua Felajt duke thënë se deputetëve nuk u lejohet të diskutojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre.

Biseda:

Flutura Açka: Ju duhet ta kuptoni që në asnjë vend të Europës nuk kalohen kështu ligjet pa replikë. Është një gjë për të cilën nuk je dakord dhe këtu nuk i diskuton dot. Duhet bërë rregullimi me kohë sepse nuk shkon kështu.

Ermonela Felaj: Replika përkufizohet sipas të njëjtit kuptim. Nëse shtrembërohet fjala e një kolegu lind e drejta për replikë. Nuk i është ndërprerë askujt fjala, dhe ka pasur edhe tolerancë.

flutura acka seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll