Aktualitet

Ankimi i familjarëve të viktimave të 21 janarit, GJKKO rrëzon kërkesën e tyre, çështja nuk kalon në SPAK

Me këtë vendim çështja e 21 janarit nuk do të merret nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, duke i kaluar sërish Prokurorisë së Posaçme.

30 Mars 2023, 16:33 Nga A.B
Ankimi i familjarëve të viktimave të 21 janarit, GJKKO
Momenti i sulmit

TIRANË- Nuk pranohet ankimi i familjarëve të viktimave të 21 Janarit. Ditën e sotme, gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi në Dhomë Këshillimi mospranimin e ankimit të familjarëve të 21 Janarit.

Këta të fundit, kishin ankimuar vendimin e SPAK që ia kaloi kallzimin e tyre për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Me këtë vendim çështja e 21 janarit nuk do të merret nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, duke i kaluar sërish Prokurorisë së Posaçme.

Në 21 janar 2011, gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

21 janari aleks nika

Sondazh

Poll