Politike

"Të shoh kandidat për Guantanamo, do të sjell puro"/ REPLIKAT- Spaho: Kujdes mos del te hetimet e McGonigal. Gjiknuri: Je qënie e butë, nuk nxeh njeri

Gjinkuri, i bëri të ditur Spahos se nuk i merr për keq fjalët që i thotë pasi e konsideron si 'person të butë'.

30 Mars 2023, 14:48 Nga A.B
"Të shoh kandidat për Guantanamo, do të sjell puro"/
Kuvendi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri replikuan sot në Kuvend. Spaho, e paralajmëroi se emri i tij mund të dilte në hetimet për pasurinë e Charles McGongial, ndërsa duke qeshur, i tha se do t'i sjellë puro kur të arrestohet në burgun e Guantanamos. Nga ana tjetër Gjinkuri, i bëri të ditur se nuk i merr për keq fjalët që i thotë pasi e konsideron si 'person të butë'.

Spahon: Sot u sekuestruan pasuritë e McGongial, kujdes se mos del diçka dhe te ti, të shoh ty kandidat për në Guantanamo, e kur të shkosh atje të jap fjalën se do të jap 2 pako me puro, se ti nuk pi cigare, e të rrish me Ramën

Gjiknuri: Ke fantazi shumë të dobët, unë të thash përgatit cunin për pushtet.... unë të vlerësoj se je qënie e butë e nuk nxeh njeri.

seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll