Politike

Gjiknuri-Opozitës: Juve ju tërbon çdo gjë pozitive, ju errëson shikimin, nuk doni që pensionistët të marrin shpërblim

Gjiknuri tha se paralelisht me këtë ligj, qeveria ka marrë dhe dy vendime të tjera. Ai përmendi këtu rritjen e pagës minimale. 

30 Mars 2023, 14:35 Nga F.M
Gjiknuri-Opozitës: Juve ju tërbon çdo gjë pozitive, ju
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretati i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka deklruar se ligji për tatimin mbi rë ardhurat duhet rregulluar pasi situata ligjore ku ndodhen profesionet e lira, lë mjaft hapësirë për abuzime. I pranishëm në Kuvend, Gjiknuri tha se paralelisht me këtë ligj, qeveria ka marrë dhe dy vendime të tjera. Ai përmendi këtu rritjen e pagës minimale. 

Pjesë nga fjala e Gjiknurit:

Ligji mundohet të adresojë disa probleme që të gjithë këtu në sallë e dimë. Si profesionet e lire, janë biznese të nevojshme, unë vetë vij nga profesion i lirë, por duhet ta pranojmë që kanë qenë jashtë rregullimit të ligjit. Gjithmonë me qëllimin jo për të dëmtuar një pjesë të popullatës, por për të krijuar rregullshmëri. Çështja që meriton vlerësim ka të bëjë me lehtësirat që po u krijohen duke ulur barrën tatimor, së pari duhet të përfitojnë nga fakti që paga minimale ka shkuar në 40 mijë lekë. Së dyti duhet të përfitojnë që për ata që paguhen deri në 50 mijë lekë është ulur barra tatimore. Ju tërboheni kur qeveria miraton shpërblimin për pensionistët, njëri thotë e bën për vota, tjetri thotë le ta bëjë, e ka të humbur. Plaku nuk flet ka nxjerrë këta kasnecët e tjerë këtu. E kuptoni tani? Ju nuk jeni dakort që pensionistët të marrin shpërblim. Pastaj i keni parë këto artikujt për nomadët dixhitalë? Por sigurisht që juve nuk ju vjen mirë për artikujt pozitivë, juve ju tërbon çdo gjë pozitive, ju errëson shikimin. 

damian gjiknuri seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll