Politike

Ina Zhupa i përgjigjet Braçes: Para se t'i krahasoni shihni fuqinë blerëse

Po ashtu ajo ka theksuar se në kohën që Spaho mbante fjalën, Braçe me Gjylametin e ndërprisnin dhe i merrnin kohën e tij folëse.

30 Mars 2023, 14:28 Nga I.A
Ina Zhupa i përgjigjet Braçes: Para se t'i krahasoni shihni
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa i është përgjigjur kolegut socialist Erion Braçe se para se të krahasojë pagat minimale të vitit 2013 dhe 2023 duhet që të krahasojë fillimisht fuqinë blerëse. Po ashtu ajo ka theksuar se në kohën që Spaho mbante fjalën, Braçe me Gjylametin e ndërprisnin dhe i merrnin kohën e tij folëse.  

"Gjatë kohës që Spaho mbante fjalën, dy kolegë Gjylametaj dhe Braçe komentonin dhe i merrni fjalën. Duhet që Spahos t'i jepnit kohën e tij. Nëse dy kolegët nuk mbajnë dot qetësi, le të dalin në kafe. Dhe sa për pagat, duhet të shihni fuqinë blerëse para se ti krahasonit," tha Zhupa.

ina zhupa seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll