Politike

Akuzat e Spahos, Braçe me tone të larta: Në kohën e Berishës çfarë i jepnit çifteve të reja?

Braçe tha se në kohën e Berishës paga minimale ishte vetëm 191 mijë lekë në muaj, ndërsa sot është 400 mijë lekë. 

30 Mars 2023, 14:32 Nga A.B
Akuzat e Spahos, Braçe me tone të larta: Në kohën e
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe mori fjalën pas deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spahos. Braçe kundërshtoi të gjithë akuzat e deputetit për pagat në vend dhe ndihmën që i jepet çifteve të reja. Braçe tha se në kohën e Berishës paga minimale ishte vetëm 191 mijë lekë në muaj, ndërsa sot është 400 mijë lekë. 

"Akuzat e juaja, kanë një burim? A, eurostatin.. atëherë kjo që ka për burim Instat, një pjesë të shifrave iu referuat ju, thotë se emigracioni është 25 mijë. Kam 1 pyetje, në kohën tuaj çfarë i jepnit çifteve të reja, 0 shtëpi, paga minimale në fund të vitit 2013 ka qënë 191 mijë lekë, pra një burri e një gruaje në kohën tënde në kohën e Berishës i jepje 191 mijë lekë.

Ndërkohë që sot paga minimale është 400 mijë lekë plus 400 mijë lekë. Ndërkohë që fëmijëve kur lindnin i jepnit 0 lekë"- tha Braçe.

 

erion brace seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll