Aktualitet

Ambasada holandeze paralajmëron: Mediat në Shqipëri marrin kërcënime, do ndërmarrim veprime konkrete për lirinë e shtypit dhe luftën ndaj korrupsionit

Sipas ambasadës, duhet theksuar ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike.

30 Mars 2023, 14:28 Nga F.M
Ambasada holandeze paralajmëron: Mediat në Shqipëri marrin
Postimi i ambasadës

HOLANDË- Ambasada e Holandës në Shqipëri shkruan se mediat në Shqipëri janë kërcënuar. Në një postim në Facebook, ambasada njofton se bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në. Kjo, për shkak se në shumë momente vendimtare mediat në Shqipëri janë kërcënuar dhe se duhet theksuar ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike.

Postimi:

Holanda po bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në.
Ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.
Në momente vendimtare ku media në Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore.????️ Liria e Medias = Demokraci.

ambasada holandeze ne shqiperi

Sondazh

Poll