Politike

"Është kthyer në mjeshtre, ia kalon Ramës"/ AKUZAT e forta të Spahos: Ministrja gënjen dhe shpif, sikur i nxjerr nga hundët

Spaho preku disa çështje në Kuvend. Ai përmendi faktin se të rinjtë po largohen nga vendi, rritjen e pagës minimale për disa kategori dhe për çmimet e larta të banesave.

30 Mars 2023, 14:17 Nga A.B
"Është kthyer në mjeshtre, ia kalon Ramës"/ AKUZAT
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho akuzoi ditën e sotme nga salla e Kuvendit, ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimajt. Duke e quajtur 'gënjeshtare, shpifëse', deputeti shton se vendi ynë ka taksat më të larta, pavarësisht propagandës së Qeverisë.

Po ashtu, ai e krahason Ibrahimajn me kryeministrin, duke thënë se është bërë 'mjeshtre', duke nënkuptuar se mashtron. 

"Kjo nuk e ka fare synim që ta dijë se me sa euro jetohet në fshatra dhe qytete. Synimi dhe modeli i saj është që të flasë me gjuhën e ustait të vet, sikur i ka nxjerrë nga hundët, shpif, shpif, gënje, se diçka do ngelet. Është kthyer në mjeshtre, ia ka kaluar edhe Ramës.

Unë me Ramën po e krahasoj pse po e fyej? Taksat më të larta. Rendi dhe siguria nuk kanë qënë kurrë si sot, të nesërmen 4 të tjerë u vranë, mos u shqetësuar aspak, fjeti si qingj. Ky propozim është pjesë e strategjisë për ta zbarzur Shqipërinë. I urren më të diturit, më të zotit.

Ligji është diskriminues, do përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Pse bizneset dividentin e taton 30%, me efekte prapavepruese, e morën dividentin...kurse këtyre duhet t'i biem kokës. Ka 10 vjet që vazhdon kjo për të zbrazur Shqipërinë. Ka 10 vite që nuk rriten pagat, përveç se disa kategorive.

Janë rritur çmimet e banesave. Duhet të durosh dhe talljet, bëjë një fëmijë, është më shtrenjtë se në Paris. Ju qëshni, duhet ta korrigjoni, kanë ikur shqiptarët."

edmond spaho seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll