Aktualitet

“Shko në Kukës, s’kanë punë veriorët këtu”, zbardhet debate që solli vrasjen e dyfishtë në Kavajë

Shkak për sherrin është bërë një arsye banale, fakti që Rexha ishte me origjinë nga Kukësi dhe ishte shpërngulur në Kavajë.

30 Mars 2023, 14:23 Nga F.M
“Shko në Kukës, s’kanë punë veriorët
Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha

KAVAJË- Është zbardhur biseda e zhvilluar mes dy 43-vjeçarëve që mbetën të vrarë një ditë më parë në Kavajë. Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha janë takuar në një lokal për tu sqaruar për një sherr që kanë pasur tre ditë më parë. Shkak për sherrin është bërë një arsye banale, fakti që Rexha ishte me origjinë nga Kukësi dhe ishte shpërngulur në Kavajë.

 “Shko në Kukës atje ku ke familjen. Nuk keni punë ju veriorët në Kavajë,”- mësohet t’i ketë thënë Gosa 43-vjeçarit kuksian.

Më pas, sherri ka degraduar në përplasje fizike. Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke qëlluar tre herë me armë zjarri. Të dy u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndërruan jetë. Gosa ishte një person me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar më parë për vrasje.

edmond gosa armand gosa altin rexha sali rexha vrasja e dyfishte ne kavaje

Sondazh

Poll