Politike

"Ka sigël dhe vulë po nuk ka..."/ Salianji ironizon Alibeajn: Kur s'ka mundësi të nxjerrë 61 kandidatë, si do 'shkatërrojë' Berishën?

Me keqardhje, deputeti thotë se partisë së PD-së, i kanë vënë qepenin. Thirrje e tij është për demokratët që janë kundër Berishës, duke kërkuar që këto të fundit të marrin pjesë në zgjedhje dhe të tregojnë se ka elektorat. 

30 Mars 2023, 13:51 Nga A.B
"Ka sigël dhe vulë po nuk ka..."/ Salianji ironizon
Ervin Salianji

TIRANË- Nga oborri i Parlamentit, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji komentoi zhvillimet në kampin blu. Në një lidhje live për 'Reporttv', Salianji u shpreh se deputeti Enkelejd Alibeaj ka marrë vulën dhe siglën për të drejtuar partinë mirëpo nuk ka arritur të sigurojë as 61 kandidatë për zgjedhjet. 

Ai ngre pyetjen sesi 'luftohet' Berish, kur Alibeaj nuk ka mundur që të bëjë bashkë numrin e caktuar të kandidatëve për zgjedhje. Salianji thotë më tej, se kryeministri Edi Rama i ka dhënë mbështetje Alibeajt e se po kërkon edhe elektoratin e Berishës.

Me keqardhje, deputeti thotë se partisë së PD-së, i kanë vënë qepenin. Thirrje e tij është për demokratët që janë kundër Berishës, duke kërkuar që këto të fundit të marrin pjesë në zgjedhje dhe të tregojnë se ka elektorat. 

‘Ka vetëm një opozitë dhe një tjetër që ka sigël dhe vulë ndërkohë që nuk ka 61 kandidatë për të kandiduar. Nëse çdo parti hyn dhe garon, vota për kandidatin është vota për partinë. Kur nuk ka mundësi që të nxjerrë 61 kandidatë si do ta luftosh regjimin si do të shkatërrosh Berishën. Nuk kanë kandidat dhe lënë në baltë të gjithë njerëzit që i kanë ndjekur. Duke bërë një tradhti tjetër ndaj elektoratit që të themi se duan Berishën. E vetmja arsye pse mbahet vula është se janë paratë që vijnë nga buxheti i shtetit. këto e kanë pronësuar një parti të vogël, nuk u intereson as rezultat asgjë. E vetmja gjë që do të japin është justifikimi që do të japin për rezultatin e dobët. Jemi në një situatë kur gjykata u ka dhënë vulën, Rama u ka dhënë mbështetjen dhe duan edhe elektoratin e Berishës. Më vjen keq që është konfiskuar sigla e PD-së. I kanë vënë qepenin asaj partie që morën peng. Nëse je kundër Berishës duhet të marrësh pjesë në zgjedhje dhe të tregosh se ke elektorat. E kanë hequr betejën dhe e kanë njohur zyrtarisht Berishën si udhëheqës. Ku do të shkojë dikush që mendon ndryshe ‘- tha Salianji.

 

ervin salianji sali berisha

Sondazh

Poll