Aktualitet

Vjedhje parash dhe laptopi, arrestohen tre persona në Vlorë

Ndërkohë që një tjetër është arrestuar, pasi ka vjedhur një laptop në një lokal në Sarandë. 

30 Mars 2023, 13:47 Nga I.A
Vjedhje parash dhe laptopi, arrestohen tre persona në Vlorë
Policia

VLORË- 3 persona janë arrestuar në Vlorë ditën e sotme për vjedhje. Mësohet se dy persona janë arrestuar pasi kanë vjedhur një shumë parash në një supermarke. Ndërkohë që një tjetër është arrestuar, pasi ka vjedhur një laptop në një lokal në Sarandë. 

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasit Sh. H., 24 vjeç dhe I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një supermarket në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin S. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 15.03.2023, ka vjedhur një laptop, në një lokal në Sarandë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores

Sondazh

Poll